Kryeministri Zoran Zaev dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan janë takuar në Stamboll ku kanë biseduar për marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, njoftojnë nga Qeveria. Zaev në Stamboll është i shoqëruar nga ministri Venko Filipce. Në takim është biseduar për bashkëpunimin ekonomik në mes dy vendeve ndërsa interesi më i theksuar është investimi i kompanive turke në Maqedoni. Sipas njoftimit të Qeverisë në takim gjithashtu është theksuar se Turqia do të vazhdojë ta ndihmojë Maqedoninë e Veriut në luftën kundër pandemisë, me dëshirë që të forcohet bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë./TV21