Nëpërmjet një njoftimi të VMRO-DPMNE-së thuhet se “Zaev duhet të tregojë nëse ka pranuar që gjuha maqedonase, e cila është gjuhë kushtetuese në Republikën e Maqedonisë, është e ndërlidhur me evoluimin e gjuhës bullgare dhe dialektet me kodifikimin e saj në vitin 1944”.
“Deklarata bullgare parasheh heqjen sistematike të teksteve “okupatori bullgar fashist”, përmendoreve dhe pllakave përkujtimore”, thonë nga kjo parti.
Ata pyesin nëse Zaev ka pranuar këtë Deklaratë që do të thotë shkatërrim të identitetit dhe kulturës maqedonas.
“Me pranimin e Deklaratës bullgare, a ka pranuar Zaev se edhe Goce Dellçev është bullgar”, pyesin nga kjo parti.
Sipas tyre, Zaev duhet të deklarohet nëse e pranon këtë kërkesë kyçe nga ajo deklaratë ku në dokumentet e BE-së nuk figuron “gjuha maqedonase”, por të përdoret termi “gjuha zyrtare në RMV”.