Siç njoftojnë nga policia, më 03.06.2021 nga ora 20:30 deri në ora 23:30, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë kontrolluar shpejtësinë e automjeteve në vendet e populluara.
“Me radar janë kapur dhe gjobitur gjithsej 42 kundërvajtje për tejkalim shpejtësie, prej të cilave 10 janë më shumë se 50 kilometra në orë nga shpejtësia e lejuar”, thonë nga MPB.
Ata shtojnë se janë dënuar edhe pesë lloje të kundërvajtjeve.
“Këto ditë, në rajonin e Tetovës do të vazhdojnë aktivitetet dhe kontrollet ku përfshihen edhe kundërvajtjet e motoçiklistëve, me fokus të veçantë vozitje pa leje, mospërdorimi i helmetës mbrojtëse dhe motoçikletat e paregjistruara”, theksojnë nga policia.