Më pak covid-pacientë në spitalet e Maqedonisë, paralajmërohet lehtësim i masave kufizuese

Nuk ka përkeqësim të gjendjes epidemiologjike dhe nuk ka trysni në Repartet Infektive në Maqedoni. Edhe dje ashtu siç ishte në ditët e kaluara kishte numër të vogël të të infektuarve dhe po ashtu ulet numri i pacientëve të vdekur si pasojë e coronavirusit. Nëse vazhdojnë këto numra, pas 15 qershorit do të mund të ketë lehtësime shtesë të masave kufizuese.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sqaroi se kjo ka të bëjë për orën policore dhe rekomandimeve për organizimin e ngjarjeve tjera.

“Mbledhja e ardhshme e KSI-së do të jetë para 15 qershorit, ndërsa deri atëherë do të punojmë me organizatorët e ngjarjeve të ndryshme, koncerteve, gjithçka që planifikohet që të organizohet gjatë muajve të verës dhe të miratohen protokollet e duhura”, theksoi Filipçe.

Gjatë ditës së djeshme nuk kishte të hospitalizuar në covid qendrat në Shkup. Nuk ka pasur pranim të pacientëve as në Institutin për TBC, as në spitalin “8 shtatori’ as në Klinikën për Sëmundje Infektive. Gjithsej 58 persona mjekohen në Repartet Infektive në Shkup.

Në Maqedoni mjekohen gjithsej 83 pacientë, ndërsa për shkak të uljes së numrit të të infektuarve, spitalet mbyllën një pjesë të kapaciteteve.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 155.364 pacientë me coronavirus, ndërsa prej tyre 148.872 janë shëruar dhe 5.435 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 1.057.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *