RMV, hotelierët thonë se protokollet e reja për dasma janë jologjike dhe kontradiktore

Oda e Pavarur e Hotelierëve konsideron se protokollet e reja për organizimin e dasmave janë kontradiktore dhe jo logjike dhe me to bëhet kufizimi në kryerjen e punës së hotelerive, gjegjësisht iu lejohet puna vetëm disa objekteve të caktuara hotelierike.

“Është e qartë dhe publikisht dhe ritheksojmë se dasmat/ahengje dhe festat ka pasur dhe do të ketë në të gjitha objektet hotelierike që janë regjistruar për të kryer aktivitet hotelierik dhe të cilët punojnë sipas shifrave të punës 56 – Punë për përgatitjen e vakteve dhe shërbimin e ushqimit të regjistruar në përputhje me Ligjin për punë hotelierike në Regjistrin Qendror të RMV-së. Në asnjë ligj, dekret ose rregullore – Restorantet për dasma me të cilat është kufizuar ose po kufizohet organizimi i dasmave/ahengjeve dhe festave vetëm në kushte të caktuara në disa objekte hotelierike. Dasma/ahengje dhe festa, duke përfshirë pagëzimet, ditëlindjet, fejesat, maturat, diplomimet, përvjetorë të ndryshëm nuk janë organizuar dhe nuk do të organizohen vetëm në këto të ashtuquajtura Restorante për dasma, por janë organizuar dhe do të organizohen në të gjitha objektet hotelierike,” tha OPH.

OPH akuzon se nuk kishte përfaqësues të duhur të sektorit të tyre në përgatitjen e protokolleve dhe thekson se do të mund t’i zbatojnë vetëm një pjesë e vogël e objekteve hotelierike. Më tej shtojnë se padrejtësi është bërë edhe në industrinë e muzikës.

Pasi Qeveria hoqi ndalimin e dasmave për një vit të tërë me rekomandimin e Komisionit për Sëmundjet Infektive, dje publikoi Protokoll të veçantë. Sipas rregullave të reja për dasma, lejohet që festat të mbahen vetëm në pjesën e hapur të restorantit, ndërsa të ftuarve u lejohet hyrja në pjesën e mbyllur të objektit vetëm gjatë përdorimit të tualetit. Në hyrje do t’ju matet temperatura dhe në tavolinë mund të ulen vetëm gjashtë persona. Muzikantë ose arstistët e estradës, të cilët janë të licencuar, lejohen të angazhohen vetëm për dasma dhe duhet të jenë të paktën 5 metra larg tryezës më të afërt të mysafirëve, pa të drejtë lëvizjeje dhe këndimi mes të ftuarve. Është e lejuar luajtja në podium me hapësirë sigurie ​​prej 4 m2 për person, gjatë së cilës është e nevojshme të respektohet distanca e rekomanduar.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *