Novosti serb: Amerika po e përgatitë anëtarësimin e Kosovës në NATO, ky është skenari

Vecernje Novosti serb, sot shkruan se ‘Uashingtoni ka aktivizuar gjithë mekanizmat diplomatik që ta anëtarësojë Kosovën në NATO’.

‘Zyrtarët në Uashington kanë aktivizuar gjithë mekanizmin diplomatik në mënyrë që të sigurojë anëtarësimin e Prishtinës në NATO, madje edhe pa lejen e Kombeve të Bashkuara. Katër vendet evropiane, anëtarë të Aleancës, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës – Greqia, Spanja, Rumania dhe Sllovakia – janë nën presion të madh për ta bërë këtë.

Qëllimi është i dyanshëm. Në njërën anë, për t’i dhënë fund rezistencës së gjatë të Beogradit për njohjen e Kosovës. Në anën tjetër, për të përçuar mesazhin tek partnerët lindorë të Serbisë, veçanërisht te Rusia, se i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor, është nën ombrellën e Amerikës dhe aleatëve të saj’.

Presidenti Aleksandër Vuçiq poashtu ka folur hapur idhur me rrezikun që po i kanoset Serbisë, duke thënë se ‘ideja e anëtarësimit të Kosovës në NATO, nëse nuk mund të bëhet pa OKB-në, është lansuar fillimisht nga profesori i John Hopkins, Daniel Server’.

‘Ideja është që të rritet bashkëpunimi midis Spanjës, Greqisë, Sllovakisë dhe Rumanisë me Prishtinën në një nivel tjetër, sepse ata nuk kanë nevojë për Qipron për këtë. Pastaj, amerikanët, nëpërmjet një kërkese bilaterale, në të cilën, do të mund të thonin se në emër të gjysmës së Kosovës, paraqesin kërkesën e plotë për hyrje në NATO dhe pranim në Aleancë. Kjo do t’mund t’ia shkurtonte menjëherë Serbisë njërin krah dhe do të shkaktonte probleme të panumërta. Ky është njëri nga presionet që po më bëhet’, citon Novosti Vuçiqin këtu.

Përkundër që ‘NATO-ja po na bën të dorëzohemi në të gjitha anët’, Vuçiq thotë se ai ‘ka raporte shumë të mira me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Soltenberg por se nuk mund të dalin kundër NATO’së.

“NATO na ka ndihmuar të ruajmë paqen në Kosovë dhe Metohi (sic e quan Kosovën Vuçiq)”.

Drejtori i Forumit të Sigurisë për Euroazi, Mitar Kovaq, i ka thënë Novostit se ‘shtyrja e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, është pjesë e planit strategjik amerikan për Ballkanin’.

“Ka një presion që po rritet vazhdimisht, edhe ndaj Serbisë por edhe ndaj vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që të pranohet ky territor në Aleancë. Kjo histori është hapur para rreth një viti më parë dhe cdo ditë e më shumë po flitet për të sepse amerikanët janë duke nxituar që ta bëjnë Kosovën pjesë të NATO-s, madje edhe para arritjes së një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit. Sidoqoftë, unë mendoj se anëtarësimi i Kosovës në NATO, nuk do të mund të kalonte aq leht testin publik në disa vende si Greqia dhe Spanja, sepse indirekt, kjo do të nënkuptonte edhe pranimin e pavarësisë së Kosovës nga këto dy vende”, thotë ai për Novostin serb.

Shefi i Përgjithshëm i ushtrisë serbe, Branko Kërga, i thotë Novostit se nuk ka asnjë dyshim se ‘Uashingtoni do të bëjë gjithçka për ta shtyrë përpara këtë projekt”.

“Hyrja e Kosovës në NATO do të mund të ishte kundër ligjit ndërkombëtar. Pa përmendur këtu edhe faktin që do të krijonte një precedent për NATO-n sepse vetëm vendet që kanë arritur kapacitetet e plota mund të anëtarësohen në NATO”, thotë Kërga.

Analisti politik, Dragomir Andjelkoviq thotë se ‘Amerika po mundohet në çdo formë ta mbrojë kuazi-shtetin monstruoz’.

“Në momentin që Kosova i bashkohet NATO-së, aty nuk mbetet më asgjë për të bërë, pasiqë në rrethana të tilla, ne do të mund të dërgonim forcat tona në provincë (Kosovë sic.). Ky është një plan serioz dhe do të ishte rrezik i madh për ne. Ne duhet të shohim se si do të pozicionohemi dhe të marrim pozicion të qartë si dhe të flasim hapur me të gjitha vendet e Perëndimit pasiqë kjo do të nënkuptonte një lloj agresioni të ri ndaj Serbisë”, ka thënë ai

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *