Shërbimi gjerman i kontrollit të trafikut ajror refuzoi të lejojë fluturimet e dy avionëve rusë S7, ka njoftuar kompania ruse e fluturimeve.
“Fluturimet e aeroplanëve tanë ne linjën Moskë-Berlin dhe Berlin-Moskë janë anuluar sepse autoritetet gjermane nuk kanë dhënë miratimin e tyre,” tha kompania ruse në një deklaratë, cituar nga TASS.
Të gjithë pasagjerëve në fluturimet e anuluara do tu paguhen tarifat, konfirmoi kompania ruse S7.