Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nga 3.007 teste të kryera janë regjistruar 43 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 24 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 48 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 6 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.345 raste, prej të cilëve 148.846 janë shëruar, kurse 5.429 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 1.070 raste aktive me virusin korona, 444 prej të cilave vetëm në Shkup, ndërsa 108 në Kumanovë.