Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” – Tetovë, më 10 qershor 2021, në Qendrën për kulturë – Tetovë, në orën 19:00, do ta organizojë Edicionin VIII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”.Në kuadër të këtij manifestimi kulturor do të zhvillohen këto veprimtari: – Shënimi i 143-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit;- Përkujtimi i masakrës së Tivarit dhe të Dubrovnikut, të kryera ndaj shqiptarëve para 76 vjetëve; – Ndarja e Çmimit kombëtar “Ali Vishko” për vitin 2021.Manifestimi i sipërthënë do të begatohet me orën letrare dhe me një program artistik.Ju jemi mirënjohës që vite me radhë keni qenë pjesë e pandarë e veprimtarive tona arsimore, shkencore dhe kulturore–artistike. thuhet ne njoftimin e Traditës.