Palmer: Qëllimi përfundimtar është njohja reciproke Kosovë-Serbi, kompromiset janë të domosdoshme

“Nuk varet nga ShBA të identifikojmë kompromiset që do të jenë të nevojshme, apo për parametrat e negociatave. Nuk varet as nga miku im Miro, varet nga palët. Ky është proces i dialogut që udhëhiqet jo nga ShBA, apo BE-ja por nga vetëm palët. Mundësohet dhe lehtësohet nga BE dhe mbështetet nga ShBA. Pra varet nga palët që t’i japin formë, të identifikohen, dakordohen për parametrat e dialogut. Ne jemi këtu për të mbështetur, inkurajuar dhe avokuar procesin. Ndërsa sa i përket qëllimit përfundimtar, ne vazhdojmë të besojmë se është njohja reciproke e cila në fund do t’i lejë çështjet e së kaluarës dhe ecur përpara. Lloji i trysninë mbi palët janë vetëm ambiciet dhe dëshirat e tyre për të ecur drejtë BE-së. Kjo kërkon adresimin dhe zgjidhjet e gjitha problemeve. Kjo krijon stimulimin që janë të domosdoshme për palët që të adresojnë sfidat dhe identifikojnë kompromiset që do të jenë të domosdoshme dhe të ecim dhe hapin rrugën përpara”, tha Palmer.

Përmes konferencës së përbashkët me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, Palmer kërkoi nga Kosova dhe Serbia ta lënë të kaluarën dhe të shohin nga perspektiva evropiane.

“ShBA e mbështet fuqishëm dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovë. Qëllimi i dialogut është normalizimi i plotë i marrëdhënieve. Vendet t’i lejnë pjesët e së kaluarës dhe t’i hapin rrugëtimin për anëtarësim si për Serbinë, ashtu edhe për Kosovën në BE. ShBA nuk është palë në procesin e dialogut, por jemi partner në këtë proces dhe jemi të përfshirë në mënyrë aktive duke punuar edhe me Beogradin dhe Prishtinën. Duke punuar së bashku me Miro Lajçak dhe ekipin e tij në mbështetje për arritjen e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve”, deklaroi ai.

Lidhur me themelimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, Palmer tha se forma dhe mënyra e themelimit të tij duhet të dakordohet ndërmjet palëve.

“Forma se si duhet të bëhet Asociacioni është forma e cila dakordohet ndërmjet palëve”, tha Palmer.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *