Heqja e maskave dhe lejimi i dasmave sot pritet të kalojnë ne qeveri

Në seancën qeveritare që do të mbahet sot, do të sillet vendim ndaj propozimit të Shtabit të Krizës që të lehtësohen masat anti-Covid në Maqedoninë e Veriut.

Në këto propozim, parashihet që të lejohet mbajtja e dasmave dhe ceremonive tjera në ambiente të hapura, ku lejohen 100 mysafirë, por jo më shumë se 50% e kapacitetit të jetë i mbushur.

Gjithashtu, parashihet edhe heqja e maskave në ambient të hapur dhe ndalesës së grupimeve.

Por ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe edhe dje apeloi, qytetarët të jenë të vëmendshëm dhe të mbajnë maskën në tubime.

“Në kuadër të gjithë kësaj çfarë po ndodh, kemi të dhëna të qarta, se epidemia qetësohet, megjithatë apeloj deri te qytetarët të jenë të vëmendshëm. Maska është mekanizëm i mirë që të mbrohemi. Ja, largohet edhe rekomandimi për grupim, por, duhet të kemi parasysh dhe në kontroll, nëse ka grupime, qoftë edhe jashtë dhe është nxehtë, mund të shërbejë. E njëjta ndodh edhe gjatë tubimeve në shtëpi. Qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm, se tani për tani kemi situatë stabile, por askush nuk mund të parashikojë se si më tej do të zhvillohet epidemia”, tha Filipçe, transmeton Info7.mk

Përndryshe, ora policore do të vazhdojë të jetë në fuqi në formatin e njëjtë, duke filluar nga ora 00:00 deri në ora 04:00. Ndërkaq, deri më 15 qershor pritet që Komisioni për sëmundje infektive të shqyrtojë sërish lehtësimin e masave të tjera kufizuese.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *