Fishekzjarrë dhe këngë, tifozët mbushin rrugët e Shkodrës. Shikoni çfarë ndodhi pas fitimit të Kupës

Vllaznia ia doli të fitojë Kupën e Shqipërisë ditën e djeshme, teksa mposhti në finale Skënderbeun minimalisht.

Gëzimi i tifozëve shkodranë në përfundim të finales ka qenë legjitim dhe i gjithë stadiumin “Air Albania” ishte në pushtetin e tyre. Madje, kishte edhe ata, mbështetës të brezit të ri që thonin: “Më në fund e pashë edhe unë një Kupë të Vllaznisë.”

Në çdo pjesë të stadiumit edhe në parking, kishte festë. Kryebashkiakja Ademi ka qenë ndër më të lakmuarit për të pranishmit, të cilët bënë foto me të parën e qytetit të tyre. Festa ka vijuar edhe në rrugën e kryeqytetit për t’u zhvendosur më vonë në qytetin ku Vllaznia konsiderohet “dashni”, Shkodër.

Festa në Shkodër ka qenë e madhe, ku numër i madh tifozësh kanë dalë në rrugët e qytetit për të pritur autobusin e skuadrës. Flakadanë dhe fishekzjarrë, por edhe këngë të shumta, ishin të pranishme deri në orët e para të mëngjesit.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *