Aktivisti bjellorus prenë fytin gjatë seancës gjyqësore

Një aktivist i opozitës bjelloruse preu veten në fyt me një stilolaps gjatë një seance gjyqësore pasi pretendoi se hetuesit i kishin bërë presion për tu deklaruar fajtor ose do t’i arrestonin familjarët dhe miqtë e tij.

Aktivisti, Stsyapan Latypau ka qenë në paraburgim që nga shtatori i vitit 2020 gjersa pasi preu fytin në seancën gjyqësore, ai  u dërgua me urgjencë në spital. Gjersa raportohet se ende është gjallë.

“Baba, pasi u takuan me ty, GUBOPiK (Drejtoria Kryesore e Ministrisë së Brendshme për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit] erdhën tek unë dhe më paralajmëruan se nëse nuk e pranoj fajin tim, atëherë do të më vendosnin në një qeli me kriminelë dhe do të ndiqnin penalisht të afërmit dhe fqinjët e mi”, tha ai në gjykatë para se të prente fytin.

Latypau u mor pa ndjenja nga salla e gjyqit gjersa po transportohej për në spital dalloheshin njollat e gjakut në qafë dhe gjoks. Ai gjithashtu ka pohuar se ishte mbajtur për gati dy muaj në një qeli burgu ku të burgosurit i nënshtroheshin dhunës dhe torturave.

“Ky është rezultat i terrorit shtetëror, shtypjeve, torturave në Bjellorusi,” shkroi Sviatlana Tsikhanouskaya, një udhëheqëse e opozitës. “Ne duhet ta ndalojmë atë menjëherë!”.

Alexander Lukashenko ka tërhequr vëmendjen e mediave, por edhe ka shkaktuar protesta mbarëkombëtare pas devijimit të një fluturimi të Ryanair që bartte Raman Pratasevich, një aktivist bjellorus i cili ishte larguar nga vendi në vitin 2019 dhe që atëherë kishte jetuar në mërgim. Ai dhe e dashura e tij, Sofia Sapega, janë arrestuar

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *