Abdul-Selam Selami, zëvendës drejtori në Drejtorinë për të Ardhura Publike ka informuar se prej sot në DAP fillojnë me punë 101 administratorë të cilët janë të pranuar nga Marrëveshja Kornizë, sipas Programit K-5 nga Ministria për Sistem politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive.
“Si zv/drejtor i Drejtorisë për të Ardhurat Publike, dua të shfrytëzoj rastin që të gjithë të punësuarve t’u uroj shëndet të plotë, fillim dhe punë të mbarë në kryerjen e detyrave dhe obligimeve të përcaktuara në vendin e punës. Nga sot, për të gjithë këta 101 të punësuar hapet një mundësi e re për sfida të reja për tu dëshmuar profesionalisht dhe për të hapur horizonte tjera në jetën profesionale. Uroj që me të gjithë të punësuarit të kemi bashkëpunim të mirë duke garantuar trajtim të barabartë dhe korrekt për të gjithë”, ka shkruar Selami në Facebook.