Ditën e sotme Sergio Aguero ishte në Barcelona, ku kreu vizitat mjekësore dhe pasi Barcelona u sigurua se ai nuk ka asnjë problem serioz me fizikun e tij, u ndez drita e gjelbër.
Sulmuesi argjentinas është lojtari i ri dhe afrimi i parë i Barcelonës për këtë verë. Lajmin e zyrtarizon vetë klubi i Barcelonës, që njofton se Aguero ka firmosur kontratë me Agueron deri në verën e vitit 2023.
Sulmuesi do të bashkohet zyrtarisht me Barcelonën pas datës 1 korrik, kur i përfundon kontrata me Manchester Cityn. Firma e tij është një konfirmim i qartë i qëndrimit të Lionel Messit.