Delegacion nga Vermonti viziton Maqedoninë e Veriut

Zëvendësguvernatorja e Vermontit, Molli Grej dhe sekretarja për Tregti dhe Zhvillim të Komunitetit, Lidzi Kërll, së bashku me gjeneral majorin Greg Najt të Gardës Kombëtare të Vermontit janë për vizitë në Maqedoninë e Veriut nga 30 maji deri më 3 qershor të vitit 2021, si pjesë e Programit për Partneritet Shtetëror, njofton Ambasada e SHBA-së.

Në drejtim të avancimit të partneritetit 28-vjeçar mes Maqedonisë së Veriut dhe Gardës Kombëtare të Vermontit, delegacioni do të takojë përfaqësues të qeverisë dhe të biznesit lokal për të diskutuar mundësitë për zgjerim të partneritetit ushtarak dhe perspektivave ekonomike mes Maqedonisë së Veriut dhe Vermontit.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *