Aziri: 100 milion euro në malet e Osogovës, Kodra e Diellit po shkatërrohet

Deputeti nga radhët e ASH-së, Emi Aziri ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë për investimin në krijimin e qendrës së re të skijimit në malet e Osogovës.

“Qeveria LSDM-BDI ka vendosur të investojë 100 milion euro në krijimin e qendrës së re të skijimit në malet e Osogovës. Ky investim është pjesë e Planit investiv 2021-2027! Pra, nga inekzistente duan të krijojnë qendër të re. Ndërsa Kodra e Diellit vazhdon të shkatrrohet!

Asgjë ska ndryshuar. Qeverisja VMRO-BDI planifikoi investim dhe krijim të qendrës së skijimit në malin Kozhuf!

Cila është logjika e krijimit të qendrave të reja të skijimit ndërkohë që ekzistueset shkatrrohen nga mosinvestimi?” është shprehur në reagimin e tij Aziri.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *