Alegri e do në skuadër, Juventusi përgatit ofertën për sulmuesin spanjoll

Juventusi pritet që ditët në vijim të bëjë një tjetër ofertë ndaj sulmuesit spanjoll Avaro Morata në mënyrë që ta mbajë atë në Torino edhe një sezon. Bordi i “Zonjës së Vjetër” ka vendosur të paguajë edhe 10 milionë euro në arkat e Atletiko Madridit për të zgjatur huazimin e Moratës deri në qershor të 2022.

Sipas gazetarit Fabricio Romano, klauzola e kontratës një sezonale e rënë dakord verën e kaluar mes Juventusit dhe Atletikos do të zhbëhet ditët e ardhshëm, për të arritur një marrëveshje të re.

Pas kthimit të Masimilano Alegrit nën drejtimin e Juventusit, në planet e teknikut italian është i përfshirë edhe 28-vjeçari spanjoll që shihet si alternativë në repartin e sulmit.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *