Shtrenjtimi i energjisë elektrike, paralajmërohen protesta në të gjithë Maqedoninë

Energjia elektrike nuk guxon të shtrenjtohet, janë të prera shoqatat civile. Një goditje e re e çmimeve në xhepat e qytetarëve, do të jetë shumë në kohë pandemie dhe nuk është e lejueshme, thonë aktivistët. Nevojiten masa dhe reforma sociale, jo rritje e çmimeve të energjisë siç u njoftua për periudhën në vazhdim. Nëse zëri i popullit nuk dëgjohet, paralajmërohen protesta masive.

Përdorimi i energjisë elektrike nuk duhet të jetë luks, por nevojë themelore e qytetarëve, thotë sindikalisti Marjan Risteski. Ai paralajmëron se nëse rritet çmimi i energjisë elektrike, një pjesë e madhe e familjeve do të kenë probleme me pagimin e këtij obligimi, duke shpjeguar se mijëra qytetarë kanë humbur punën periudhën e fundit. Bën thirrje të mendohet mirë para se të merret ndonjë vendim për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *