Sot në Tetovë filloi karvani i promovimit të ofertës ekonomike, ku morrën pjesë ministri i punëve të jashtme në RMV Bujar Osmani si dhe promotorët ekonomik të vendit në shtetet si: Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermania, Turqia dhe Polonia! Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që përpara afaristëve të Tetovës të prezantohen mundësitë e investimit, si dhe politikat shtetërore dhe ato lokale përsa i përket bashkëveprimit ekonomik të investitorëve vendas dhe atyre të huaj! Në takim u prezantuan edhe mundësitë zhvillimore ekonomike të komunës së Tetovës, me theks të veçantë zhvillimi i turizmit malor në malin Sharr, si pasuri e pakontestueshme natyrore lokale por edhe rajonale!