Ministria e Brendshme dje (28.05.2021) vazhdoi me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.
Në territorin e qytetit të Shkupit, u vendosën gjithsej 139 gjoba, përfshirë 61 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, shtatë për ngasje pa patentë shofer, dy shkelje të kryera nga motoçiklistët.
Gjashtë gjoba u vendosën për përdorimin e telefonit celular, 51 gjoba për parkimin e paligjshëm, dy gjoba për kalimin në semaforë me dritë të kuqe, katër gjoba për mos përdorimin e rripit të sigurimit.
Nga MPB thonë se do të vazhdojnë kontrollet e intensifikuar. Ne apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në trafik dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta.