Në Shkup u sanksionuan 143 persona për shkelje në trafik

Në territorin e qytetit të Shkupit dje policia shqiptoi gjithsej 143 masa, nga të cilat 18 janë për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, gjashtë për vozitje pa patentë shofer dhe 11 për shkelje që i bëjnë vozitësit e motoçikletave.

Gjithashtu, janë shqiptuar edhe tetë sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (dritë të kuqe), 11 për automjete teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara dhe 58 sanksione për parkim të parregullt.

Aksioni i kontrolleve të intensifikuara do të vazhdojnë, ndërsa nga MPB apelojnë deri te qytetarët që t’i respektojnë rregullat në trafik me qëllim që të rritet siguria në rrugë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *