Lirimi i serbëve nga taksat rrugore, ASH-AAA-ja nismë në Gjykatën Kushtetuese

Koalicioni opozitar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, sot para gjykatës kushtetuese ka parashtruar nismë për vlerësim të ligjshmërisë së vendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me të cilin lirohen qytetarët serb nga pagesa rrugore.

Përfaqësuesi ligjor i Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, avokati Abidin Abduli pasi që ka parashtruar nismën deri të gjykata kushtetuese ka thënë, se çdo vendim qeveritar duhet të jetë në përputhshmëri me ligjet pozitive të vendit.

“Vendimi në fjalë është në kundërshtim me ligjin për pagesë rrugore dhe njëkohësisht i vendosë në pozitë të pabarabartë qytetarët e vendit, por edhe qytetarët e huaj të vendeve fqinje që tranzitojnë nëpërmjet të Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar Abduli.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *