Komisioni për Sëmundje Infektive mblidhet sot, diskuton lehtësimin e masave

Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse (KSI) sot pritet të diskutojë heqjen e mundshme të maskave në ambiente të hapura si dhe heqjen e orës policore. Zëvendës ministri i Shëndetësisë Ilir Hasani i cili është edhe anëtar i Komisionit për sëmundje ngjitëse dje tha se qëndrimi i tij është që këto dy masa të cilat për momentin janë në fuqi, të hiqen. Megjithatë fjalën e fundit e ka Komisioni, shtoi ai. Shqyrtimi i lehtësimit të masave vjen pas rënies së ndjeshme të rasteve të reja.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *