Shqipëria lehtëson masat anticovid! Nga 1 qershori pa maska në ambiente të jashtme

Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri ka vendosur për lehtësimin e masave kufizuese për shkak të pandemisë së COVID-19. Në një deklaratë për media, një ditë pasi në Shqipëri nuk u raportua asnjë viktimë nga koronavirusi dhe numri i rasteve të reja është ulur ndjeshëm, Komiteti vendosi heqjen e maskave në ambientet e jashtme nga 1 qershori.

Ora policore do të kalojë në nga ora 23:00 deri në orën 06:00. Klubet do të jenë ende të mbyllura, ndërsa muzika do të lejohet vetëm deri në orën 22:00. Ekspertët kanë bërë të ditur se me këto masa mund të bëhet grumbullimi nga 10 në 50 persona. Ndërsa nga 1 korriku ora policore do të shtyhet deri në 24:00. Do të lejohen kampionatet sportive me prezence të tifozëve me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te IShP.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *