Selami dhe Llukareska vizitojnë Çarshinë e Vjetër në Shkup

Sot në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, në vendin më të pasur kulturor dhe trashëgimor, në Shtëpinë e Zejtarëve, bashkë me drejtoreshën e DAP Sanja Llukarevska, realizuam takim pune me Kryesinë e Odës së Zejtarëve të Shkupit shkruan ne rrejtin social Facebook Abdulselam Selami, zëvendesdrejtor i DAP. Takim shumë i frytshëm dhe i rëndësishëm për dy palët, për të shkëmbyer idetë, vërejtjet dhe vështirësitë me të cilët ballafaqohemi gjatë realizimit të detyrave dhe obligimeve që kemi si institucione. Gjithashtu temë e diskutimit ishte edhe kriza shëndetësore-ekonomike e shkaktuar nga pandemia COVID-19 dhe konstatuam se kjo krizë vazhdon të ndjehet ende, por falë mbështetjes financiare që Qeveria e RMV-së hartoi dhe bashkë me DAP e realizoi gjatë periudhës së kaluar, janë lehtësuar shumë vështirësi financiare në momentet më të rënda.Të përkujtojmë se gjatë vitit 2020, për zejtarët u ndanë 199 127 055,00 denarë mbështetje financiare.198 508 130,00 denarë mbështetje financiare për pagesë të rrogave të personave të punësuar tek zejtarët 542 397,00 denarë mjete financiare të zejtarëve të vetëpunësuar76 528,00 denarë subvencione për kontribute nga sigurimi i obligueshëm social.Gjithashtu, gjatë vitit 2021 u miratuan:66,192,820 denarë për 1901 zejtarë (për bartësin e veprimtarisë) dhe 2,789,703,00 denarë për 53 zejtarë (për të punësuarit).

May be an image of one or more people, people sitting, people standing and indoor

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *