Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për masën e mbajtjes së mbrojtjes personale në fytyrë, janë regjistruar 382 kundërvajtje dhe janë konstatuar 22 shkelje të orës policore, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga MPB u bëjnë thirrje qytetarëve t’I respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim që të kontribuojnë bashkarisht për parandalim të përhapjes së Kovid-19.