Sot bashkë me Ambasadoren e SHBA në vend Ekselencën e saj. Kate Marie Byrnes, rektorin e UEJL z. Abdylmenaf Bexheti dhe drejtorin e Agjencionit për punësim Z. Abdush Demiri, morra pjesë në panel diskutimin në temë “Punësimi i të rinjve në vend”, i organizuar nga Instituti për lidership dhe politika publike –ILPP, ka shkruar kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi. Në panel diskutuam mbi problematikën e papunsisë tek të rinjtë, kërkesat e tregut të punës të për forcë të re dhe të kualifikuar punëtore, si dhe politikat shtetërore dhe lokale që po ndërmerren për ta luftuar këtë fenomen.Si pushtet lokal ne kemi fokusuar politikat tona kryesisht në këto 3 komponente:- Mbështetje dhe inkurajim të Këshillave Rinorë, për të adresuar problemin e papunësisë tek të rinjtë;- Përforcimin dhe avancimin profesional tek të rinjtë e shkollave të mesme , përmes programeve Erasmus+ dhe promovimin e mësimit të mesëm në shkollat profesionale;- Forcimi i kapaciteteve për punësim tek të rinjtë, si dhe profesionalizimi i tyre përmes programeve praktike në kompani të ndryshme nga viti i dytë i shkollimit të mesëm, aktivitet që koordinohet dhe realizohet përmes Këshillit lokal socio-ekonomik.