Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot do të ketë një sërë aktivitetesh në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Me fillim prej orës 10:00, do të ketë takim joformal me gazetarët.
Pas mesditës, do të ketë takim me Avokatin e Popullit të Shqipërisë dhe të Kosovës, Erinda Ballanca dhe Naim Qelaj.
Pas kësaj, do të mbajë fjalim në simulimin online: “Përgatitja për krizën e ardhshme: Zhvillimi i sistemit më efektiv për menaxhim me kriza” dhe do të ketë takim me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati.
Kuvendi, me fillim prej orës 11:00 do të mbajë edhe seancën plenare të 42-të me radhë. Mbledhje do të mbajnë edhe Komisioni kushtetues dhe Komisioni për çështje dhe emërime.