Gazetari i mirënjohur i Sky Sport Italia, Fabrizio Romano, ka njoftuar se Zinedine Zidane ka vendosur të largohet nga Real Madridi me efekt të menjëhershëm.
Sipas ekspertit italian të transferimeve, strategu francez ka vendosur t’i japë fund qëndrimit të dytë te Los Blancos, pasi mbeti në vend të dytë në La Liga dhe ishte eliminuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.Ekskluzive. Zinedine Zidane ka vendosur të largohet nga Real Madridi me efekt të menjëhershëm”, ka shkruar Romanë në Twitter. Legjenda ishte larguar nga Reali në maj të vitit 2018 duke u rikthyer në mars të vitit 2019. Ai ka kontratë deri më 30 qershor 2022.