Rustemi: Asfaltuam rrugën Shipkovicë, Brodec dhe Veshallë

Drejtori i NP “Rrugët Shtetërore ” Ejup Rustemi tha se institucioni që ai e drejton ka një program ambicioz në të cilën përveç ndërtimeve të autostradave dhe rrugëve regjionale kemi edhe në programin tonë për rehabilitimin e gjithë rrugëve regjionale dhe atyre magjistrale informon Tetovasot .

Përveç kompanive të tjera që i angazhojmë për rehabilitimin e rrugëve regjionale dhe magjistrale gjithashtu e kemi edhe programin vjetor me NP”Rrugët e Maqedonisë së Veriut ” në të cilin kemi një program prej 700 milion denarë ku është paraparë rehabilitimi i rrugëve regjionale përcjellë Tetovasot.

Një prej atyre rrugëve regjionale është ajo që lidh Tetovën me Kodrën e Diellit, Shipkovicë, Brodec dhe Veshallë. Për këtë janë ndarë 30 milion denarë në të cilën “Madekonija pat” do ta bëjë realizimin.
Ai tha se kemi edhe akset tjera regjionale në Komunën e Tetovës gjegjësisht aksi Tetovë -Bërvenicë dhe tranziti nëpër Tetovë.

Gjithashtu është në përfundim e sipër edhe zgjedhja e një kompanie për realizimin e rehabilitimit të rrugës më frekuentuese në RM, pra ajo Tetovë-Jazhincë.

Pjesa prej te Drenoveci dhe deri në Poroj e Xhepçisht do të realizohet tani sepse është më e dëmtuar.

Jemi në përfundim e sipër për zgjedhjen e projektuesit për qarkore e Tetovës e cila do të jetë nga Zona e lirë ekonomike. Këtë vit ai tha se do ta kemi projektin dhe pastaj vitin e ardhshëm do të bëhet realizimi i projektit tha drejtori Rustemi . Ai në Shipkovicë ku ishte së bashku me kryetaren e Komunës Teuta Arifi dhe Bekim Memetin, drejtor i NP Rrugët e Maqedonisë së Veriut foli edhe për projektin ideorë Tetovë-Prizren të cilën sipas drejtorit Ejupi është vënë në program tashmë këtu afër ku duhet të kalojë kjo rrugë.
Ai tha se vetë kam caktuar një takim me ministrin e Transportit të Republikës së Kosovës për të caktuar pikën e përbashkët dhe më pas të fillojnë procedurat për projektimin.
Të tilla investime kemi jo vetëm në Tetovë por edhe në Gostivar, Kumanovë, Shkup dhe në çdo zonë tjetër tha Rustemi

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *