Pendarovski: Në këtë moment jam realist dhe optimist i matur

 Unë në këtë moment jam realist dhe optimist i matur. Bisedova me kryeministrin Zoran Zaev, ai është me karakter të tillë, optimist gjithnjë e më i madh se unë dhe të tjerët, udhëheqësia shtetërore, kur ne na bie shpirti ai na ngre.

Këtë e deklaroi mes tjerash presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot pas takimit bilateral në Romë me homologun e tij italian Serxho Matarella, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në lidhje me përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes me Bullgarinë dhe zhbllokimin e fillimit të bisedimeve të vendit me BE-në.

Ai informoi se me siguri gjatë ditëve të ardhshme do të dorëzojmë propozime, të cilat do të bazohen në planet e veprimit, bashkëpunimin sektorial, të cilët, siç tha, i bëmë edhe në nëntor dhe dhjetor, i dorëzonim edhe në Bruksel dhe në Sofje. Theksoi se nuk ka risi në atë pjesë, ndërsa është përfshirë edhe infrastruktura rrugore dhe energjetike, bashkëpunimi mediatik, kultura, arsimi…

“Është shumë me rëndësi nëse gjatë kësaj do të ruhen interesat e rëndësishme vitale maqedonase dhe shtetërore”, ishte decid presidenti Pendarovski.

Qëndrimi i Sofjes, të cilin në këtë moment e formulon vetëm presidenti Radev, sepse nuk ka institucione të tjera funksionale, theksoi Pendarovski, është se dera nuk është mbyllur sa i përket propozimit portugez. Tha se kjo është e tëra që e dimë sa i përket qëndrimit të Sofjes për propozimin portugez.

“Ne tani kërkojmë të fillojmë bisedimet, ndërsa mëtutje përgjatë viteve mundet të gjitha kërkesat nga deklaratat dhe rezolutat e tyre t’i vendosin në tavolinë. Megjithatë flasim që të fillojmë me procesin”, deklaroi Pendarovski.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *