NP Higjiena Komunale-Shkup sot iu bashkëngjit aksionit për pastrim, të organizuar nga Delegacioni i Unionit Evropian në RMV, në të cilin morën pjesë një numër i madh i ambasadave dhe përfaqësive konsullore në vendin tonë. Në kuadër të aksionit u pastrua hapësira rreth objektit të mëparshëm të Postës së RMV-së, në zonën qendrore të qytetit.
Për këtë aktivitet në terren u angazhuan 15 punëtorë dhe u përdor një automjet komunal i specializuar për ngarkim.