Ministri gjerman për Evrop Rot, viziton Shkupin

Ministri shtetëror gjerman për Evropën, Mihael Rot sot do të udhëtojë për vizitë dyditore në Maqedoninë e Veriut. Në ditën e parë të qëndrimit në Shkup, Rot do të ketë takime me nikoqirin e tij, zëvendëskryeministrin e angazhuar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov.

Siç ka njoftuar Sekretariati për Çështje Evropiane, vizita e Rotit vjen në prag të Takimit në qershor të Këshillit të BE-së për punë të përgjithshme ku ai do ta përfaqësojë Gjermaninë dhe në këtë kontekst theksi i bisedimeve me Dimitrovin do të vihet në tejkalimin e sfidave dhe parashikimeve për miratimin e kornizës negociuese të vendit me qëllim mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në.

“Duke pasur parasysh angazhimin e zëshëm dhe aktiv të Gjermanisë gjatë kohës dhe pas kryesimit me BE-në, kjo vizitë paraqet vazhdim të përpjekjeve gjermane për qasje të përbashkët në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Në takim do të diskutohet edhe për të ardhmen e Procesit të Berlinit dhe samitin që është paraparë të mbahet në Berlin këtë vit si dhe tema tjera dhe çështje lidhur me perspektivën evropiane të vendit dhe rajonit”, theksohet në kumtesën e SÇE-së. 

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *