Kryetari i Kuvendit të RMV-së, z. Talat Xhaferi me ligjëratë praktike para studentëve të Fakultetit Juridik të UEJL-së

Në kuadër të objektivave praktike të lëndës mësimore: E drejta kushtetuese nën kryesimin e Prof. Dr. sc. Jeton Shasivari, më 25 Maj 2021 përmes platformës në internet, Kryetari i Kuvendit të RMV-së, z. Talat Xhaferi para studentëve mbajti ligjëratën praktike në temën: “Aspektet praktike të organizimit dhe funksionimit të Kuvendit të RMV-së”, sidomos duke u përqendruar në kompetencat e Kuvendit dhe në procedurën ligjvënëse. Ligjërata praktike e Kryeparlamentarit z. Xhaferi zgjoi një interesim mjaft të shtuar te studentët gjë që u manifestua përmes pyetjeve të shumta të shtruara nga ana e tyre. Fjalën përshëndetëse me këtë rast e mbajti edhe Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. sc. Adnan Jashari. Vlen të theksohet se, kjo ngjarje përfundoi me shpresën për normalizimin sa më të shpejtë të sfidës së COVID-19 në vendin tonë në mënyrë që, në të ardhmen e afërt, studentët me prani fizike të vizitojnë Kuvendin e RMV-së duke përcjellur nga afër seancat parlamentare por edhe Kryeparlamentari z. Xhaferi me prani fizike të mbajë ligjëratën e radhës para studentëve të Fakultetit Juridik të UEJL-së.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *