Banda shqiptaro-kolumbiane e trafikut të kokainës në Itali, të arrestuarit miq të Moisi Habilajt. Përgjimet zbulojnë rolin e tij

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me një grup trafikantësh të arrestuar dje në Itali. Sipas mediave italiane, personat e arrestuar, Julian Hoxhaj dhe Indrit Karafili, janë miq të Moisi Habilajt, ku thuhet se janë njohur në burgun e Bicoccas.

Habilaj u arrestua për trafik droge në tetor 2017, ndërsa është dënuar në shkallë të dytë me 15 vjet burg. Sipas Meridionews, në qendër të diskutimit të përgjuar, sipas hetuesve dhe siç raportohet në urdhrin e paraburgimit, do të ishte ndihma që Natalino Nizza (i pa hetuar në këtë procedim), i kishte dhënë Habilajt.

Dhe kishte qenë pikërisht miqësia mes të dyve që i hapi rrugën udhëtimeve të biznesit të Hoxhaj dhe Karafilit në Catania. Nizza, përveçse djali i bosit Giovanni, i njohur si “bananja”, është dhe nipi i Andreas, trafikanti 30-vjeçar i drogës, i arrestuar dhe burgosur në “41 bis” pas dy vitesh në arrati, i aftë për t’u ngjitur në radhët e familjes Cosa Nostra të Santapaolas.

“Përgjimet mjedisore – shkruajnë hetuesit – zbulojnë se Natalino Nizza ishte i interesuar të ndërmerrte një marrëdhënie të qëndrueshme për blerjen e marijuanës me shqiptarët, e vlerësuar fillimisht në 30 ose 40 kilogramë, e destinuar qartë për të furnizuar sheshet e shpërndarjeve”.

Nga operacioni ku u sekuestruan 365 kilogramë marijuanë e kokainë, janë arrestuar në total 13 persona nga policia e Katanias.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *