Në kaudër të aktivitetve të veta Organizata Turistike e Ulqinit para fillimit të sezonit turistik do të organizon manifestimin e Turneun e futbollit me gazetarët sportiv nga të gjitha vendet e rajonit me moton “PRO BEACH SOCCER – ULQINI 2021”. Ky aktivitet është caktuar të mbahet me datën 3 dhe 4 qershor në Plazhet e bukura të Ulqinit dhe ka për qëllim afirmimin e futbollit në plazh nëpërmjet të gazetarëve sportiv nga i gjithë rajoni. Hapja solemne do të bëhet me datën 3 qershor në “Tampico Beach”me fillim në orën 16:00. Ndërsa më 4 qershor do të zhvillohen ndeshjet e finale në “Safari Beach Camping” në Plazhin e Madh të Ulqinit duke filluar nga ora 10:00. Sipas organizatorëve pritet pjesëmarrje e gazetraëve sportiv nga a Bosnja e Hercegovia, Kroacia, Serbia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova dhe nga vendi nikoqir Mali i Zi. Organizatorët e këtij eventi sportive dy punëtorët e dëshmuar të sportit dhe jo vetëm Gzim Hajdinaga dhe Skendo Rexha kanë pohuar se krahas ekipeve të gazetarëve sportive do të marrin pjesë edhe emrat të njohur të sportit nga rajoni si dhe përfaqësues të Federatave të futbollit nga vendet. / KlanMacedonia