Interesimi i qytetarëve të RMV-së për vaksinim kundër coronavirusit rritet vazhimisht.
Deri dje 400.284 qytetarë kanë shprehur dëshirë për t’u vaksinuar, duke aplikuar në platformën vakcinacija.mk. Ndërsa 220.733 qytetarë e kanë marrë të paktën njërën dozë të vaksinës.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, dje njoftoi se kanë arritur edhe 10.530 doza të vaksinës nga prodhuesi “Pfizer”, prej të cilave 5.850 janë nga negociatat e drejtpërdrejta e prodhuesin, ndërsa 4.680 nga BE-ja, që janë siguruar nëpërmjet marrëveshjes trepalëshe në kuadër të programit “Team Europe”.
Vaksinimi masiv zhvillohet në disa qytete edhe atë në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Kavadar, Shtip, Manastir, Strumicë dhe Ohër.