Qyçuk raportuesi i BE-së: Nisja e negociatave ne piëpyetje

Raportuesi i Maqedonisë së Veriut, Ilhan Qyçuk në “Click Plus”, është shprehur pesimist se gjatë muajit qershor mund të nisin negociatat mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.

Duke folur për kontestin mes Shkupit dhe Sofjes, ai tha se nuk duhet të pritet që vendi të fillojë negociatat në qershor, pasi në Bullgari për momentin ka qeveri teknike.

“Nëse e shohim se ai është fenomen statik, gjegjësisht kërkojmë datë konkrete që Nyja Gordiane të zgjidhet, atëherë me shumë gjasë nuk do të gjejmë datë, sado që do të mundohemi ta kërkojmë. Për mua, biseda më e madhe është se si mund të krijojmë amtosferë politike pozitive mes të dy palëve, të bazuar në bindje që duhet të shkojmë në rrugën drejt Bashkimit Evropian bashkë”, tha Qyçuk.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *