Grubi i siguron hapësira pune Ansamblit shtetëror të këngëve dhe valleve shqiptare

Drejtoria dhe administrata e Ansamblit shtetëror të këngëve dhe valleve popullore shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga sot edhe zyrtarisht është bërë me objekt, përkatësisht zyra amë.

“Ansambli Shtetëror i këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV, përveç punës artistike dhe sukseseve të pandalshme në një vit të vështirë, ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të zgjidhur problemin e hapësirave dhe adresës së përhershme.

Falë angazhimit të pa rezervë të zëvendëskryeministrit Artan Grubi, mbështetjes së vazhdueshme të sekretarit shtetëror Valmir Aziri dhe angazhimit për konsolidim institucional të drejtorit Shkodran Tolaj, prej sot Ansambli Shtetëror të këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV ka hapësirat e veta të funksionimit të administratës dhe drejtorisë!”, kanë shkruar në facebook nga ansambli.

Drejtori i i këtij ansambli, Shkodran Tolaj sot ka pranuar edhe zyrtarisht letrën poseduese nga Agjencia e Kadastrës për hapësirat dhe adresën zyrtare të Ansamblit. Për shkak të rëndësisë institucionale, ansambli shqiptar me hapësirat e veta tashmë gjendet në qendër të Shkupit përkrahë institucioneve më të rëndësishme muzikore në RMV, respektivisht pranë Filharmonisë dhe Teatrit të Operës dhe Baletit.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *