Ditari i përballjes me Koronavirusin” të autorit nga Shqipëria dhe themelues i shtëpisë më të madhe botuese TOENA, z.Fatmir Toçi, ishte vepra që promovuam sot bashkë me deputetin Izet Mexhiti dhe Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve nën drejtimin e drejtorit, Skender Asani ka shkruar në rrjetin social facebook kryetari I Komunës së Çairit, Visar Ganiu.
Dua të përgëzoj angazhimin dhe kreativitetin profesional të z. Toçi gjatë gjithë viteve të veprimtarisë, por në veçanti për krijimin e tij më të fundit që na e solli në Shkup.
Në mënyrë unike z. Toçi ka përshkruar betejën 55 ditore të përballjes personale me armikun më të madh të shëndetit tonë aktualisht, Covid 19 thuhet mes tjerash në postimin e Ganiut në rrjetin social Facebook.