Skuadrat e Ligës së Dytë, Tikveshi dhe Renova, do të luajnë në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, në sezonin e ardhshëm, pasi që triumfuan në përballjen e balotazhit. Skuadra e Ligës së Dytë – Lindje, Tikveshi përgatiti një befasi të madhe, duke mundur fituesin e Kupës së Maqedonisë, skuadrën e Sileksit me 1-0. Autor i golit që siguroi garimin në elitën e futbollit vendor për skuadrën e Kavadarit ishte Ediz Spahiu.Ndërkohë në takimin e dytë të balotazhin u shënuan 4 gola në kohën e rregulltë, në përballjen mes Renovës dhe Ohrit që u mbyll me rezultat 2-2. Ndërkohë pas ekzekutimit të penaltive, më e sukseshme ishte skuadra e Renovës e cila realizoi 3 penalti, ndërsa në anën tjetër, Ohri po aq penaltia. (Foto:Gol.mk)