E bujshme nga Anglia/ Çelsi do dënohet me zbritje pikësh nga kampionati, zbulohet arsyeja

Çelsi rrezikon të mbetet jashtë Ligës së Kampioneve për sezonin tjetër, ndonëse ditën e sotme arriti të mbajë vendin e 4-t në kampionat.

Sipas asaj që raporton “Mirror”, londinezët rrezikojnë t’iu zbriten pikë nga renditja dhe e gjitha lidhet me ngjarjet e ndodhura pas ndeshjes me Lestërin, ku skuadra e Tuhelit fitoi.

Në fundin e ndeshjes, lojtarët e Çelsit kishin konfrontime fizike me lojtarët e kundërshtarë. Për këtë, Disiplina ka nisur një hetim dhe Blutë e Londrës rrezikojnë zbritje pikësh.

E gjitha lidhet me ngjarjet e ndodhura në 7 vitet e fundit ku Çelsi është paralajmëruar për shkak se lojtarët e tyre shpesh herë kanë shkaktuar trazira dhe tani po mendohet një dënim i rëndë për klubin, për të marrë një mësim të mirë.

“Mirror” raporton se Çelsi ka kohë deri të martën për të hedhur poshtë akuzat, në të kundërt i pret dënimi.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *