Berisha ‘non grata’ në SHBA, ambasadori i BE nga Korça: Vendim i qeverisë amerikane, e respektojmë plotësisht

KORÇË

Ambasadori i BE-së Lugi Soreca nuk ka dashur të komentojë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili u shpall i padëshirueshëm.Megjithatë ai deklaroi nga Korça se është një vendim i qeverisë amerikane që ne e respektojmë plotësisht.Është një vendim i qeverisë amerikane që ne e respektojmë plotësisht, nuk kam koment”, deklaroi shkurtimisht Soreca.Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall më 19 maj nga sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ‘non grata’ në SHBA. Ai tha se Berisha dhe familja e tij janë shpallur zyrtarisht të papërshtatshëm, ndaj dhe ju ndalohet hyrja në SHBA. “Akte korrupsioni të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi bashkë kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, deklaroi Sekretari Amerikan i Shtetit.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *