Washington Wizards është skuadra e tetë në Konferencën e Lindjes që ka siguruar garat e ‘Play-Off’.
Në ndeshjen vendimtare të ‘Play-In’, Wizards dhe Indiana Pacers u përballen mes vete.
Washington Wizards ka vazhduar tutje pas një ndeshje fantastike të cilën e fituan në fund me 27 pikë epërsi 142:115.
Ylli amerikan Breadley Beal ishte më meritori për këtë fitore me 25 pikë, pesë kërcime e katër asistime.
Me lojë fantastike u dallua edhe Russell Westbrook që shënoin18 pikë, pati tetë kërcime dhe 15 asistime.
Vlen të përmendet se me pikë dyshifrore te Wizards e përfunduan ndeshjen edhe basketbollistët si Hachimura (18), Gafford (15), Neto (14) dhe Gil me nëntë pikë.
Malcom Brogdon me 24 pikë dhe Sabonis me 19 të tjera ishin më efikssit te Pacers, por që nuk mjaftuan për fitore.Wizards tani në raundin e parë të ‘Play-Off’-it do të përballen me Philadelphia 76ers.