UT dhe Byroja për Zhvillim Rajonal nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Universiteti i Tetovës dhe Byroja për Zhvillim Rajonal (20.5.2021), nënshkruan memorandum bashkëpunimi. Marrëveshjen e firmosën prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar i UT-së, Prof. Dr. Shefik Shehu, dhe drejtori i Byrosë për Zhvillim rajonal, z. Ramiz Rexhepi.Ky memorandum ka për qëllim zhvillimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve të partneritetit midis të dy institucioneve e që konsiston në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta si seminare, konferenca, workshop-punëtorive dhe të ngjashme. Po ashtu prioritet do t’u jepet edhe projekteve të përbashkëta në fushën e kërkimit, menaxhimin e projekteve, menaxhimin e njohurive dhe përvojave, ndryshimet dhe zhvillimet organizative si dhe menaxhimit strategjik. Sipas këtij memorandumi palët gjithashtu janë dakorduar edhe për krijimin dhe organizimin e veprimtarive të tjera, që synojnë mirëqenien e përgjithshme të këtyre institucioneve dhe forma të tjera të bashkëpunimit, që institucionet do t’i përcaktojnë së bashku.

May be an image of 2 people
May be an image of 6 people, people standing, people sitting and indoor
May be an image of 2 people, people standing and indoor
May be an image of 2 people

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *