Mbyllen të gjithë kovid-qendrat në klinikat interne në Shkup

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se për shkak të uljes së numri të pacientëve me Covid-19, të gjithë kovid-qendrat në klinikat interne në Shkup do të mbyllen, transmeton Alsat. Sipas MSh-së pacientët pozitivë me Covid-19 do të pranohen vetëm në Institutin e TBC-së dhe në Klinikën Infektive. Gjatë 24 orëve të fundit në Shkup janë pranuar për trajtim spitalor tetë persona me virusin korona, ndërsa gjithsej në institucionet spitalore po trajtohen 142 pacientë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *