BE-ja lejon lëvizjen e lirë te qytetarëve me certifikatë dixhitale Covid 19

Tymi i bardhë nga negociatat midis Parlamentit, Komisionit dhe Këshillit Evropian për certifikatat dixhitale të BE për të lehtësuar udhëtimet në prag të verës. Ndërkohë, është tejkaluar pragu i 20 milionë italianëve të vaksinuar kundër Covid me të paktën një dozë, një e treta e popullsisë. Mbi 9 milion janë imunizuar plotësisht.Bazuar në marrëveshjen e arritur të enjten në mbrëmje nga BE, e cila në çdo rast do të duhet të shqyrtohet nga Parlamenti Evropian para se të hyjë në fuqi më 1 korrik dhe e cila do të jetë në tryezën e liderëve evropianë në samitin e së hënës dhe së martës, certifikata do të jetë në dispozicion si në format dixhitale dhe në letër. Kjo do të dëshmojë nëse një person është vaksinuar kundër koronavirusit ose ka një rezultat të testit negativ të kohëve të fundit ose është shëruar nga infeksioni.Pas miratimit të “Green pass” (Kalimit të Gjelbër), vendet e BE nuk do të jenë më në gjendje të vendosin kufizime të mëtejshme të udhëtimit, të tilla si karantina, vetë-izolimi ose tamponët, “përveç nëse masa të tilla janë të nevojshme dhe proporcionale për të mbrojtur shëndetin publik” në përgjigje të pandemisë Covid. Gjithashtu duke marrë parasysh provat shkencore në dispozicion, “përfshirë të dhënat epidemiologjike të botuara nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (Ecdc)”. Çdo masë kufizuese duhet në çdo rast t’u njoftohet shteteve të tjera anëtare dhe Komisionit të paktën 48 orë para hyrjes në fuqi.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *