“Autostrada Kërçovë-Ohër, në vend të lëvdatave Qeveria duhet të japë llogari”, kështu ka reaguar koalicioni opozitar, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ndaj vizitës së krerëve institucional, të realizuar në këtë aks rrugor.
Kanë vlerësuar se, kjo autostradë edhe edhe “një dëshmi se Qeveria aktuale e në veçanti partneri shqiptar në koalicion, Bashkimi Demokratik për Integrim, tanimë përveç përgjegjësisë, nuk kanë as turp”.“Ministri i transportit dhe lidhjeve Bllagoja Bovarski dhe Drejtori i NP për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi, sot tentuan të mburren edhe me një dështim tjetër që filloi me Qeverinë e kaluar VMRO-BDI dhe po vazhdon me Qeverinë aktuale LSDM-BDI. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, vlerëson se në vend të promovimit, partitë në Qeveri sot duhet të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi për të gjitha dështimet në autostradën Kërçovë-Ohër.