Armëpushimin në Gaza e përshëndeti edhe BE-ja

Bashkimi Evropian e përshëndet marrëveshjen për ndërprerje të zjarrit në Gazë pas njëmbëdhjetë ditëve dhunë intensive, informon korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Për Bashkimin Evropian vetëm zgjidhja politike mund të sjellë paqe të qëndrueshme në rajon.

“Jemi të tmerruar dhe të pikëlluar për jetët e humbura gjatë 11 ditëve të kaluara, siç përsërit BE-ja gjithnjë, situata në Gazë ka kohë që është e paqëndrueshme. Vetëm zgjidhja politike do të sjellë paqe të qëndrueshme dhe do t’i japë fund njëherë e përgjithmonë konfliktit palestinez-izraelit. Kthimi i horizontit politik për zgjidhje me dy shtetet tani është me rëndësi më të madhe”, theksohet në reagimin e shërbimit diplomatik të BE-së pas paralajmërimit se të dyja palët arritën marrëveshje për ndërprerje të zjarrit në dhe rreth Gazës.

Brukseli i falënderoi vendet dhe organizatat të cilat kontribuuan drejtë marrëveshjes për ndërprerje të zjarrit: SHBA-ja, KB-ja, Katari dhe Egjipti.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *